Shërbime Auditimi
Auditim i pasqyrave financiare në përputhje me Standardet Kombetare dhe Ndërkombëtare të Auditimit, rishikim i kontrolleve të brendshme dhe shërbime sigurie sipas procedurave të dakortësuara.
AATC është shoqeri me seli në Tiranë, e specializuar në shërbime kontabiliteti, auditimi dhe konsulence tatimore. Ne punojmë krah për krah me bizneset për t'u dhënë siguri ne treguesit financiare dhe vizion per te ardhmen bazuar ne treguesit e biznesit te tyre.
Çdo raport që lëshojmë, çdo auditim që kryejmë, çdo këshillë që japim ka një qëllim të vetëm: Të ndihmojmë klientët të marrin vendimet më të mira për ta. Parimi ynë është: “Kur numrat janë të qartë, bizneset veprojnë të sigurt dhe me bindje.”
Auditim i pasqyrave financiare në përputhje me Standardet Kombetare dhe Ndërkombëtare të Auditimit, rishikim i kontrolleve të brendshme dhe shërbime sigurie sipas procedurave të dakortësuara.
Mbajtje kontabiliteti, përgatitje raportesh mujore dhe pasqyrash financiare sipas SKK ose SNRF, menaxhim i plotë i deklaratave tatimore.
Tatimi i korporatave, tatimi mbi të ardhurat personale, transferimi i çmimit dhe këshillim për legjislacionin tatimor kombëtar dhe ndërkombëtar.
Vlerësim i vlerës reale të kompanisë për qëllime shitjeje, bashkëpunimi me partnerë të rinj, apo për vendime strategjike investimi.
Rivlerësim i pasurive të paluajtshme dhe aseteve të tjera për qëllime kontabiliteti, tatimore apo tregtare.
Ndërtim i planeve afatmesme e afatgjata me analiza të thelluara, hulumtim tregu dhe skenarë alternativë financiarë.
Raporti çmim/cilësi është ndër më të favorshmit në treg — transparencë të plotë që në ofertën e parë.
Çdo klient merr një zgjidhje të ndërtuar posaçërisht për biznesin e tij — jo paketa standarde.
Praktika jonë është gjithmonë e përditësuar me Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.
Auditues Ligjor · Themelues
Mbi 35 vjet përvojë në kontabilitet, dogana, tatime dhe biznes privat. Mbi 14 vjet përvojë si auditues ligjor dhe mbi 18 vjet përvojë si konsulent fiskal.
Konsultimi i parë është gjithmonë pa pagesë. Na shkruani dhe do t'ju përgjigjemi brenda 24 orëve.